“T’sulës” – debati mes Gashit dhe Thaçit për ‘Zajednicën’ që shkaktoi të qeshura gjatë emisionit

Gjatë emisionit “Pressing” ka pasur mospajtime të thella në mes aktivistit Shkëlzen Gashi dhe analistit, Jusuf Thaçi.

Kjo për shkak të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Thaçi beson se “Kurti po shkon në drejtim të implementimit të Zajednicës”, por Gashi beson se “Kurti nuk e ka pranuar Asociacionin”.

E gjatë debatit Gashi e pyeti Thaçin se çfarë po fiton Kosova tani. Thaçi iu përgjigj se “po e mendon një fjalë që s’mund ta thotë”.

Në panel kjo gjë shkaktoi të qeshura.

Thaçi”E para Xeni nuk ka qëndrim për Zajednicën hiq. Xeni mundohet me interpretu personalitetin e kryeministrit, sesi do të veprojë, ajo nuk ka të bëjë”.

Gashi “Jo nuk e interpretoj personalitetin e kryeministrit”.

Thaçi “I kam minimumi 10-15 shkrime pikërisht që unë mendoj që nuk bëhet.

Gashi ”Si duhet me ia bë kryeministri sipas teje. Me dalë me tha nuk du me fol për këtë temë kur i ka marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015

Thaçi “Për çfarë e kemi përkrah, për mos me i pranu këto marrëveshje”.

Gashi “Ku po thotë ai që po i pranon, çka ke marrë në vitin 2013 dhe 2015”

Thaçi “Ke marrë një marrëveshje të keqe e sen s’kemi fitu”.

Gashi “Çfarë po fiton tash Kosova tash”.

Thaçi “Unë e kisha tha një fjalë”.

Vazhduan të qeshurat në emision teksa kuptohej se për çfarë e kishte fjalën Thaçi. /Gazeta Express