Për herë të parë dy panelistët e Pressingut, Shkëlzen Gashi e Jusuf Thaçi janë përplasur mes vete në debat teksa po diskutonin për Asociacionin.
Analisti Gashi ka hedhur akuza ndaj analistit Thaçi se po e keq-citon kryeministrin Kurti, ndërsa Thaçi tha se kryeministri Kurti është votuar për me thanë “Zajednica ka vdekur”.
Lexo Edhe:
Gashi i Tha Thaçit se ka dezertuar.
Po ashtu Gashi tha se nëse Kurti e pranon Asociacionin do ta gjuajë me vezë.
Pjesë nga përplasja e tyre:
Shkëlzën Gashi: Ky (Jusuf Thaçi) po lyp prej kryeministrit me shku në Bruksel me ja bo sikur kur u kanë opozitar, qysh po gjuan me gurë (si në foto).
Jusuf Thaçi: Për qata e kemi përkrah, e kemi votu, për me thanë Zajednica ka vdekë.
Shkëlzen Gashi: Ky është kryeministër i Kosovës, për dallim prej teje ky nuk dezerton. Se ky (Jusuf Thaçi), na shitet që nuk lëshon pe.
Jusuf Thaçi: Çka kam dezertu unë?
Shkëlzën Gashi: Ty të kan bo drejtor të komunës së Prishtinës, pas gjashtë muajsh e ke dhanë dhanë dorëheqjen. Të kanë bo zv.ministër të Arsimit je çu, mas 3-4 mujsh kur ka rënë qeveria ke dorëzu detyrën. Ti po e keq-citon kryeministrin e Kosovës.
Jusuf Thaçi: Në cilin vend unë e citova kryeministrin?
Më pas Jusuf Thaçi tha “dy herë i kam shërby institucioneve publike, kurgjë lidhje personale këtu nuk ka. Zajednica është projekti më i rrezikshëm dhe më e keqja nuk na shpie te zgjidhja”.