Jusuf Thaçi, analist, pas shumë viteve mbështetje ka kundërshtuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Thaçi ka thënë se kryeministri Kurti po shkon në drejtim të implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që Thaçi e quan “Zajenicë”.
Ai ka thënë se rreth kësaj çështje nuk e ka ndryshuar asnjëherë qëndrimin.
“Për hir të vërtetës unë nuk kam qëndrim të ri. Në raport me Zajednicën unë nuk kam qëndrim të ri, vazhdoj me besu njëjtë e do të vazhdoj me besu njëjtë derisa të ekzistoj. Ky qëndrim niset prej disa premisave, e para komuniteti serb përmes kushtetutës i ka të gjitha të drejtat. Cilën të drejtë e kanë të cenuar serbët që ne me kriju një mekanizëm për të drejtat e tyre”, ka thënë ai.
Sipas Thaçit, Kurti po merr detyrime ndërkombëtare, duke shpresuar se Serbia nuk i zbaton marrëveshjet.
”Kryeministri Kurti ka lëvizur në drejtim të pranimit në parim të Zajednicës, me gjasë duke e luajtur rolin e lojës infantile që pala serbe nuk do ta pranojë e për rrjedhojë nuk do të zbatohet. Por kur e merr një detyrim ndërkombëtar bëhet detyrim për ty pa marrë parasysh veprimeve të palës tjetër. Pastaj po kemi presion nga bashkësia ndërkombëtare për me i zbatu detyrimet që po i marrim”, ka thënë Thaçi.