Akuzat ndaj Bleros, Domeniku i del kundër Lindës: Përse nuk ke treguar më herët?

Rasti i Bleros dhe Linda Halimit duket se po diskutohet akoma në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Akuzat e këngëtares nga Vitia për artistin e njohur bënë bujë të madhe, pasi tha që 12 vite më parë ai tentoi të hynte me të në një dhomë hoteli, ndërkohë që po flisnin për moralin.

Së fundmi për këtë është bërë një ndërhyrje edhe nga banori i ri i këtij formati, Domeniku.

“Unë dua të kuptoj se përse e ke treguar tani, këtu. Përse s’e ke treguar më herët, po bash tash”, i tha Domeniku, Lindës.

Artistja në anën tjetër tha që Blero e lëndoi atë ditë, meqë në spektakël iu drejtua ‘e pamoralshme’.

“E përmenda tani se në momentin që ti më thua e pamoralshme dhe unë jam e martuar. Kur ti ishe i martuar, a ishte ajo gjë e moralshme për ty. Nuk dua që ti të flasësh për moralin tim, kur ti ishe ai që ke tentuar të kesh diçka. Nuk do ta tregoja asnjëherë nëse nuk do të më quante të pamoralshme”, theksoi mes tjerash Halimi.

Linda gjithashtu e ceku që Blero asokohe ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi.