Nga një dokument, fotokopje e dokumentit origjinal të statistikave te Perandorisë Osmane, të cilin Komisioni Shqiptar e kishte përdorur në Konferencën e Paqes në Paris 1919, për t’i mbrojtur territoret e banuara me shqiptarë, mësojmë edhe për numrin dhe përkatësinë e tyre kombëtare.
Sipas kësaj statistike, Tuzi kishte 7647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë kombëtare shqiptare.
Gucia kishte gjithsej 12073 banore, prej tyre 9905 banorë apo 82,6% ishin shqiptarë, 1812 banorë apo 15,5% ishin serbë, ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9%.
Rozhaja kishte gjithsej 17466 banore, ku 15.032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë, kurse 2434 banorë apo 13,5% ishin serbë.
Ne Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptarë, 9264 serbë dhe 29.080 bullgarë (asnjë maqedonas, si quhen sot).
Tetova kishte pasur 52076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23197 shqiptarë. Po ashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorët sllavë.
Tuzi kishte qenë qytet 100% shqiptar. E njëjta përbërje dhe përkatësi edhe për Kaçanikun pa asnjë turk, serb apo të tjerë.
Prishtina kishte 60968 shqiptarë e 11093 serbë ndërsa Peja kishte 50440 shqiptarë e 13303 serbë. Prizreni kishte 64569 shqiptarë, 17219 serbë e asnjë turk. Ndërsa Gjakova kishte 70963 shqiptarë e 687 serbë.