Nëse e ndiqni në rrjetet sociale, sidomos në TikTok do ta keni vënë re që Liberta Spahiu është shumë aktive.
“Fenomeni” Edona James e ka përfshirë edhe moderatoren në këtë rrjete social, ku ka realizuar një video me një “sound” të banores së “BBV”.
“Çifti jot i jep kohë televizive asaj mostre”, -i ka komentuar moderatores poshtë videos një ndjekëses e saj (që si duket nuk e simpatizoka Edonën).
Jo kjo, por përgjigjja e Libertës është ajo që ka rënë më shumë në sy.
“Hajde qarkullo. Mos na çaj trapin,”- i është përgjigjur Spahiu duke mos u kursyer aspak ndaj komentueses.