Veprimtari i LDK-së, Halil Geci është deklaruar për Kuvendin e LDK-së që do të mbahet më 19 dhejtor.
Geci u bën apel delegatëve, që sipas tij, nuk duhet të bien pre e atyre që e sollën LDK-në nën 12%.
“LDK e ka kafshuar dorën e Ibrahim Rugovës dhe të Amerikës dhe ka përfunduar duke lëpirë këpucët e Polarit, Mustafës, Edi Ramës, Lutfi Hazirit, Agim Veliut dhe përfundimisht ka rënë në prehrin e Vuçiqit. Pikërishtë kjo është politika serbo-ruse e cila arriti t’i vë në krye të dy partive kryesore LDK-së dhe PDK-së si dhe në krye të shtetit të njohur nga 117 vende të botës njerëzit e dëshmuar të shërbimeve të tyre, mercenarët dhe nipat e Serbisë”, thotë Geci.
Sipas tij, pikërisht për këtë LDK-ja ka ra nën 12%, ndërsa Kosova buzë falimentimt.
“Këtë gjë të trisht nuk do ta paramendonte as Amerika se ka shqiptar që lobojnë një herë për ta ndarë Kosovën, e pastaj për të sjellur Kosovën në buzë falimentimit duke votuar Zajednicën dhe duke ja bashkëngjitur edhe 6 fshatra të jugut me nga 2000 banorë tani komuna, apo më mirë më thënë Srbska Republikën e veriut duke ja futur Serbisë në gji edhe komunat e jugut, si dhe pasuritë që ka pasur ky vend si psh: Liqenin e Ujmanit, Minierat Trepçës, Minierat e Kishnicës, Minierat e Artanës, Minierën e Boksitit, Brezovicen etj. Me një fjalë të gjitha elementet që i mban sot Srbska Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës! Pikërisht ky status i Srbska Republikës të veriut i ka kafshuar edhe 6 komunat serbe të jugut, dhe u nënshkrua dhe votua nga tradhtarët e këtyre dy partive LDK dhe PDK”, potencon ai.
Ai thotë se po ua tërheq vërejtjen elektoratit dhe delegatëve të Kuvendit qendror të LDK-së, se asnjëri nga kryesia e LDK-së me përjashtim të 2-3 vetave nuk duhet të lejohet të kandidojë për të parin e partisë.
“Nëse ndodhë kjo, LDK nuk do ta ketë as përqindjen që e ka sot ngase kjo kryesi ishin ata votuesit e Zajdnicës dhe të ekstra territoreve të manastireve si dhe zgjedhësit e kryekriminelit Thaçi Kryetar Shteti, dhe shkatërruesit e LDK-së. Kuptoni ju o delegat se këta janë mjeshtër të intrigave, ngase përvoja ime 30 vjeçare në këto kuvende më ka mësuar se delegatët e zgjedhur që do vijnë nga rrethet në Kuvendin Qëndror tashmë janë përcaktuar për kë duhet të votojnë, duke i mashtruar delegatët me poste dhe vende pune, apo duke i kërcënuar se nëse nuk e jep votën do të largojmë nga vendet e punës ku ata punojnë”, thotë Geci.
Ai shton se ka një lutje për delegatët e Kuvendit të 10-të të LDK-së.
“Nëse e doni Kosovën dhe LDK-në, asnjërin nga këta me përjashtim të 2-3 vetave si Imri Ahmeti, Anton Quni… nuk duhet t’i lejoni në garë. Nëse i lejoni me hy në garë ata do të fitojnë, por LDK-ja dhe Kosova do të humbasin. Kryetari i ardhshëm duhet të jetë një burrë apo grua e re, e cila nuk ka lidhje me fraksionet brenda partisë, dhe që është i dëshmuar në LDK, njëri nga këta është edhe Imri Ahmeti, Faton Bislimi, Anton Quni,… ka edhe të tjerë por strukturat e Isës dhe të Hashimit nuk duhet të lejohen t’i hyjnë garës….! Nëse jeni të bashkuar, e pamundura bëhet e mundur, do ta shpëtoni LDK-në dhe Kosovën nga ata që deri më sot kanë çua ujin në mullirin e hasmit, dhe e kanë shkatërruar Kosovën dhe LDK-në”, përfundon Halil Geci.