Një aeroplan i vogël me helikë rrëshqiti nga pista gjatë uljes në një aeroport të Teksasit, duke u përplasur me një makinë që kalonte në një rrugë aty pranë.
Pamjet e kapura nga kalimtari Jack Schneider tregojnë se avioni fillimisht përplaset me një gardh aeroporti gjatë një ulje emergjente dhe më pas përplaset me makinën.
“E pashë aeroplanin duke zbritur shpejt nga pista dhe e dija se nuk do të kishte kohë për të ndaluar”, tha Schneider për rrjetin lokal të lajmeve WFAA-TV.
Drejtuesi i makinës është dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa dy personat që ndodheshin në avion nuk kanë pësuar lëndime.