Nëndrejtoresha e një shkolle 9 vjeçare në Shtetet e Bashkuara përfundoi në spital me plagë të lehta në kokë dhe trup si pasojë e një sulmi të një grupi nxënësish.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në shkollën “Westfield High School” në Teksas, ku shihen nxënësit që dhunojnë mësuesen, teksa kjo e fundit kishte ndërhyrë për të shuar një sherr mes dy djemve të klasës së nëntë.
Videoja u filmua nga fëmijët e tjerë që shihnin ngjarjen, dhe si në çdo rast të ngjashëm u postua me shpejtësi në rrjetet sociale.