Ekipi kosovar i video-lojës CS-GO, “Bad News Eagles”, janë bërë pjesë e organizatës “Guild esports”, ndërsa tash e tutje “Shqiponjat” do të quhen “Guild Eagles”.
Vlen të përmendes se njëri prej katër aksionarëve të organizatës “Guild” është legjenda angleze e futbollit, Dejvid Bekam. Ekipi kosovar, siç dihet, përbëhet nga katërshja Flatro “juanflatroo” Halimi, Rigon “rigoN” Gashi, Genc “gxx-” Kolgeci, Sener “SENER1” Mahmuti dhe Dionis “sinnopsyy” Budeci. Ata deri tash ishin veç një ekip, pa mbështetje nga ndonjë organizatë e njohur, përkundër sukseseve që i arritën në vitet e fundit, përfshirë këtu pjesëmarrjen në tre Majors, ku arriti madje edhe në fazën Legends.
“Me publikimin e CS2, ne kuptuam se nuk kishte kohë më të mirë për ne për të rritur praninë tonë në Counter-Strike. Trajektorja e listës së Bad News Eagles ka qenë frymëzuese dhe mishëron qëndrimin që vlerësojmë këtu në Guild Esports – ne mezi presim t’i mbështesim ata në udhëtimin e tyre në CS2”, u shpreh Jasmine Skee, shef ekzekutiv i “Guild Esports”.