Efi Dhedhes ka treguar se po merret me hapjen e biznesit të saj të ri – një studio tatuazhesh dhe make-up permanent.
Së fundmi, ajo ka zbuluar disa pjesë nga ambienti i saj i biznesit, i cili është duke u rregulluar ende për t’u bërë gati për studion e re.
Por, në cilën zonë të Tiranës do të jetë studioja e Efit? Këtë, ish banorja e BBV na e ka treguar sot përmes një Instastory me Mikela Pupën, nga ballkoni i ambientit – dhe ndodhet në zonën e Bllokut.
“Ja ku jemi te ballkoni i studios tonë të re” – thotë Efi në Instastoryn që ka shpërndarë.