“Gehalt in Deutschland” është emri i një llogarie në Instagram, TikTok dhe YouTube ku punëtorët publikojnë fletëpagesat e tyre të supozuara dhe zbulojnë pagat e tyre, tarifat për orë dhe klasën e taksave (Steuerklasse).
Kanali nuk tregon emrat e personave që publikojnë listat e pagave, por duket se ka shumë të dhëna: paga bazë, paga neto, paga jashtë orarit, shpërblimet…
Janë të përfaqësuara shumë profesione, nga muratorë, mësues e deri tek konsulentët e biznesit, raporton rtl.de.