Oriola Koçi dhe Enton Mëhillaj janë një çift emigrantësh shqiptarë, të cilët janë njohur që 18 vjeç në SHBA.
Ata kanë një lidhje të shkëlqyer, përveç se janë prindër të dy vajzave, kanë hapur së bashku edhe dy restorante.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti rrëfeu gjithçka, nga njohja e tyre dhe deri te suksesi i bizneseve të tyre.
“Ne në Amerikë kemi ardhur veç e veç, kemi ardhur me lotari. Kemi 19 vjet bashkë dhe jemi njohur në komunitetin shqiptar në Amerikë. Tani më kemi edhe bizneset bashkë.
Kemi zgjedhur të mbajmë mbiemrat tanë sepse ne jemi njohur shumë të rinj dhe doja që diplomat të mbanin mbiemrin tim. Se ne jemi vetëm dy vajza dhe doja që babai im ta ndjente këtë kënaqësi.
Formula për sukses është që ne të merremi vesh mirë, se ndryshe nuk do të funksiononte.