Federica Woelk, një asistente në Parlamentin Europian dhe mbështetse e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një projeksion mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Në tabelën e publikuar, vlerësohet se Kosovës i duhen 62 vjet për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Serbisë 40 vjet.
“Nëse do të isha një nga ato vende, nuk do të kisha besim se diçka do të ndryshojë ndonjëherë. Dhe Serbisë i duhen më shumë se 40 vjet. #Zgjerimi”, shkroi Woelk në “X”.
Rezultatet e këtij projeksioni janë bazuar në vlerësimet e Komisionit Europian për gatishmërinë e vendeve për t’i miratuar detyrimet e anëtarësimit në BE.