Një 38-vjeçar ka pësuar një zhgënjim të fortë nga e dashura e tij. Albi, korrespondenti i Vlorës për shprehet për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se djali ishte emigrant dhe për 1 vit i ka dërguar një pjesë të pagës vajzës me të cilën ishte fejuar. Këto para ai ia dërgonte për planet e tyre të së ardhmes, por mëson se e fejuara i ka shpenzuar me dikë tjetër.
Albi: Një djalë 38-vjeçar pas shumë kohësh që ka qenë jashtë vendit në Gjermani si emigrant për të punuar por para 2 vjetësh ka ardhur në Shqipëri dhe është fejuar me një vajzë të cilën e ka njohur me anë të rrjeteve sociale, janë dashuruar etj.
Djali ka krijuar shumë besim te vajza dhe në momentin që merrte pagën, për 1 vit rresht i dërgonte asaj një pjesë të lekëve që t’i mbante, t’i ruante dhe kur të vinte të bënin diçka të dy me ato lekë. Por ndërkohë që djali vinte nga jashtë, vajza i kishte mbledhur ato lekët për 1 vit rresht dhe kishte ikur me të dashurin e ri. Djalit i ka rënë pika si i themi ne këtu se normale 1 vit rrogë e ka hequr mënjanë ia ka marrë e dashura duke i shpenzuar me një person tjetër./tvklan.al