Në stadiumin “Fadil Vokrri” mbrëmë u zhvillua ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të kualifikimeve në Euro 2024.
Kosova shënoi fitore 1 me 0 ndaj Izraelit, çka lojtarët u përgëzuan për paraqitjen, por në anën tjetër shpërthyen kritikat për gjendjen e fushës së stadiumit e cila në disa pjesë ishte me baltë, shkruan Reporteri.net.
Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar në platformën “X”, ku ka shkruar se Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për mirëmbajtjen e fushës së stadiumit.
Ajo ka parashtruar pyetje për kryetarin Përparim Rama, duke e pyetur se “kush po t’i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës”.
“Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për investime dhe mirëmbajtjen e fushës në stadiumin e Prishtinës. Kush po t’i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës o Perparim Rama? “Pak llap, pak gollak”, pak rrenc e pak manipulant”, ka shkruara jo.