Rreth 100 mije euro me shtrenjet iu dha kontrata “dostit” të Lladrovcit: Së shpejti pritet kallëzim penal ndaj tenderit të dyshimtë në Drenas

Komuna e Drenasit ka nënshkruar kontrat me fituesin e tenderit për asfaltimin e rrugës dhe kubzimin në Drenas I,I,II dhe IV – projekt dy vjeqar në krye me kompaninë “LimitProject”, shkruan portali rajoni.org.

Rajoni.org ka hulumtuar se cilat kompani kanë ofertuar në tender dhe me çfarë çmimesh kanë ofertuar, ku ka gjetur se me çmimin më të lirë kishte ofertuar tre ofertues; operatori ekonomik “BM Group ’, oferta e të cilët ishte me 104,418 euro, “Fer Petroli dhe Kouta shpk” ishin ofertuar më çmim 111,990 euro dhe grupi operatoreve ekonomik “Valdrini shpk, Benita Company, Asfalt Group” me çmim prej 135,555 euro.

Në dokumentin e autoritetit kontraktues (Komuna e Drenasit) të siguruar nga rajoni.org, i cili i njofton operatorët ekonomik për fituesin dhe jepen arsyetimet katë grupeve të operatorëve pse janë eliminuar, tregohet arsyeja e eliminimit të ofertuesit më të lirë, që faktikisht është rreth 93,512 mijë euro më i lirë se fituesi i tenderit, e që në këtë rast Komuna e Drenasit do të i do të paguaj mbi 93,512 mijë euro më shumë fituesit se sa do t’i paguante ofertuesit më të lirë.

Qe pse Komuna e Drenasit e bëri në kundërshtin me kriteret për dhënien e kontratës 

Kriteret për dhënien e kontratës theksohen qartë në Ligjin për Prokurorim Publik. Sipas nenit 60, autoriteti kontraktues duhet t’i japë kontratën operatorit ekonomik që ka dorëzuar ose:

1.1 Tenderin e përgjegjshëm me çmimin më të ulët; 1.2 tenderin ekonomikisht më të favorshëm në bazë të kritereve dhe peshën që është specifikuar në dosjen e tenderit sipas nenit paragrafit 3. të nenit 52 te këtij ligji.

2. Nëse autoriteti kontraktues ka përcaktuar në dosjen e tenderit se kontrata publike do ti jepet operatorit ekonomik që dorëzon tenderin e përgjegjshëm ekonomikisht më të favorshëm, dhënia e kësaj kontrate do të bëhet vetëm në bazë të kritereve dhe peshës së tyre përkatëse të përcaktuar në dosjen e tenderit në pajtim me paragrafët 2. dhe 3. të nenit 52 të këtij ligji.

  • Çka u pagua 20 herë me shtrejtë?
  • Cilat janë shkeljet e bëra?
  • Kush do të bëjë kallezimin penal ndaj tenderit të dyshimtë?
  • A kanë grupet e interesit të Drenasit, Lidhje të forta në OSHP, si po dëportojnë atje dhe kush është ai/ajo lidhje !?
  • Kush ështrë faqja e të afërmit të zëdhënësit të Drenasit që po shpif dhe propagandon!? 
  • Kush janë kontratat fituese të kesaj kompanie në Drenas!?

Së shpejti EKSKLUZIVISHT në pjesen dy dhe tre të hulumtimit!!