Opozitari serb, Zdravko Ponosh, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel ka pranuar që të njohë dokumentet dhe simbolet shtetërore të Kosovës më së largu deri më 15 nëntor ndërsa po pret që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ta shtyjë përpara” Statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kështu ka shkruar ai në platformën e tij në “X” ku konstaton se Statuti i Asociacionit është pranuar nga Vuçiqi “vetëm e vetëm që të mos e nënshkruajë”.
“Vuçiqi u zotua për njohjen e dokumentave të Kosovës, institucionet dhe simbolet…derisa po pret që Kurti ta shtyjë në Gjykatën Kushtetuese draft-Statutin e Asociacionit. Ai garantoi që do të përmbushë dy gjëra para afatit kohor: vulat doganore dhe targat – deri më 15 nëntor”, ka shkruar Zdravko Ponos.
Ponosh thotë se “prandaj edhe targat në RKS po regjistrohen kaq shpejt”.
“Kur ka një vlerësim të inteligjencës në tryezën e fuqive të huaja se niveli më i lartë i qeverisë në Beograd ka përgjegjësi komanduese në përgatitjen e grupit paraushtarak që mori pjesë në konfliktin në Banjska, është një moment që nuk mund të humbasë”, përfundoi Ponosh.