Po performonte në skenë, Tayna goditet me telefon në trup (Video)

Duket se goditja e artistëve ndërkohë që performojnë në skenë tashmë është bërë e modës dhe një tjetër këngëtare shqiptare ka rënë pre e këtij veprimi në një prej koncerteve të fundit të saj.

Në një video që është bërë menjëherë virale në internet, Tayna shihet teksa performon në skenë dhe në momentin që po këndon, një anëtar i publikut e ka goditur artisten me telefon.

Për fat të mirë, Tayna i ka shpëtuar këtij incidenti pasi telefoni thjesht e ka prekur tek pjesa e këmbëve, duke mos e dëmtuar.