Një BBV3 mes Ilir Shaqirit dhe Luiz Ejllit, kush e fiton?! / Përgjigjet Big Mama!

E ftuar sot në “Mos i bjer me Top”, ka qenë Big Mama. E njohur për natyrën e saj tepër ekspresive dhe gjithmonë të sinqertë e guximtare, Big Mama nuk ka ngurruar t’i përgjigjet pyetjeve “pikante” të Erjola Docit.

Duke qenë se Big Mama ka qenë banore e edicionit të parë të BBV, ku fitues doli Ilir Shaqiri, këngëtarja nuk i ka “shpëtuar” pyetjes së moderatores.

“Nëse do të bëhej një BBV3 mes Ilir Shaqirit dhe Luiz Ejllit, kush e fiton?” – ka thënë Erjola.

Kësaj pyetjeje, Big Mama i është përgjigjur duke thënë emrin e Luizit, ndërsa tha “Do më mbysi Iliri” me humor.