“Gehalt in Deutschland” quhet kanali në Instagram, TikTok apo YouTube ku punëtorët nga ky vend evropian postojnë fletëpagesat e tyre dhe zbulojnë se cilat janë pagat e tyre, cilat janë orët e tyre, cila është klasa e tyre tatimore (Steuerklasse)…
Punonjësit dhe nëpunësit civilë vullnetarisht publikojnë fletëpagesat e tyre. Vetë emri mbetet anonim, ndryshe shfaqet gjithçka: paga bazë, paga neto, jashtë orarit, shpërblimet, përcjell Faktor.
Janë të përfaqësuara shumë profesione, nga punëtor ndërtimi, mësuesit, e deri te këshilltarët e biznesit.
Më poshtë është një listë që zbulon se sa paguhen punëtorët individualë dhe sa fitojnë ata:
1. Punëtor i fabrikës së birrës në Bavari, 30 vjeç, klasa e taksave 1
38-orë në javë pune, me turne (ndonjëherë të shtunave)
4,990,09 euro paga bruto dhe 3,140,21 euro të ardhura neto
2. Shofer autobusi ne Bavari, 23 vjec, klasi tatimor 1
me orët shtesë dhe shpërblimet
5,997 total bruto dhe 3,750,94 euro fitime neto.
3. Mësues në Bavari, 26 vjeç, klasa tatimore 1
35-orë në javë
3,320,53 euro totale bruto dhe 2,177,72 euro fitime neto
4. Instruktor automobilistik ne Bavari, 30 vjec, klasi tatimor 1
30 orë në javë
2 822,87 euro gjithsej bruto dhe 1 909,31 euro paga neto
5. Përmbarues gjyqësor (nëpunës civil) në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore
40 orë në javë, pa ndërrime
3,445,69 euro totale bruto dhe 2,872,86 euro shuma neto (pa sigurim shëndetësor)
6. Infermiere (përgjegjëse departamenti) në Hessen, 38 vjeç, klasa tatimore 1
28.8 orë në javë
3,750,94 euro bruto dhe 2,478,35 euro fitime neto
7. Mësues (nëpunës civil) në Saksoni-Anhalt, 31 vjeç, klasa tatimore 1
27 orë në javë pune (pa përgatitje),
4 474 euro gjithsej bruto dhe 3 512,95 euro paga neto
8. Logopede në Saksoni, 26 vjeç, klasa tatimore 1
40 orë në javë
3,936,33 euro bruto dhe 2,631,69 euro neto
9. Shofer kamioni, klasi tatimor 3
Për 3.5 vjet, modeli i ndërrimit: punon shtatë ditë dhe tre ditë pushim.
6,498 euro totale bruto dhe 4,907.38 euro fitime neto (përfshirë orët shtesë dhe bonuset).
10. Kopshtar, 28 vjeç, grupi tatimor 4
Pa punë me turne, 40 orë në javë,
4,150,57 euro totale bruto dhe 2,756,81 euro të ardhura neto
11. Inxhinier mekatronik në Baden-Witmberg, 30 vjeç, klasa tatimore 4
35-orëshe në javë
4.150 euro paga bruto dhe 2619.18 euro paga neto
12. Inspektor policie në Berlin, klasa tatimore 1
Një vit, me natë dhe fundjavë
3,174,13 gjithsej bruto dhe 2,944,08 euro të ardhura neto (pa sigurim shëndetësor)
13. Postiere në Saksoninë e Poshtme, 26 vjeçe, klasa tatimore 1
38.5 orë në javë
2 894,23 euro gjithsej bruto dhe 2 027,69 euro paga neto
14. Këshilltar Administrativ në Hessen, 30 vjeç, klasa tatimore 1
7,246,90 euro totale bruto dhe 4,778,70 euro fitime neto
15. Inspektor doganor (nëpunës civil federal) në Saarland, 26 vjeç, klasa tatimore 1
41 orë në javë
3,215,85 euro bruto dhe 2,713,36 euro të ardhura neto (pa sigurim shëndetësor)
Pagat bruto shpesh përfshijnë bonuse dhe pagesa jashtë orarit. Një shofer autobusi ka të ardhura bazë mjaft të ulëta, por pothuajse mund të dyfishojë pagën e tij përmes shpërblimeve dhe orarit shtesë.
“Ndryshe nga sa mendojnë shumë njerëz në Gjermani, ligjërisht nuk është e ndaluar të flitet për pagën. Shumë klauzola të konfidencialitetit në kontrata janë joefektive”, thonë ekspertët.
Shiko linkun e publikimeve KËTU