Këngëtarja Elsa Lila ka qenë e ftuara e radhës në podcastin e kryeministrit Edi Rama, ku ka folur gjatë për jetën dhe profesionin e saj. Ajo ka përmendur edhe arrestimin për shpërndarje të lëndëve narkotike, e cila shprehet se ka qenë shumë e padrejtë.
Elsa rrëfeu se ka qenë në burg për dy muaj, periudhë ku ka përjetuar shumë emocione të forta. Ajo tregon se për dy javë ka qenë e izoluar vetëm në një dhomë pa drita, ku nuk e kishte as sensin e kohës dhe se ditët ishin shumë të gjata, saqë nuk mbaronin kurrë.
Elsa Lila:Qelinë e provova kur u arrestova vitin e kaluar.Sipas tyre për shpërndarje të lëndëve narkotike; gënjeshtër e madhe, po e madhe, shumë e madhe.
Edi Rama: Po sa kohë ndenje në qeli në atë kohë?
Elsa Lila: Kam ndenjur 2 muaj, nga këta 2 javë në izolim. Izolim do të thotë izolim, do të thotë një dhomë pa dritare, pa asgjë. Ditët janë shumë të gjata, nuk mbarojnë kurrë.