Blendi Fevziu, i ftuar në “Më lër të flas”, u testua te “makina e së vërtetës”, teksa moderatori Romeo Veshaj i drejtoi disa pyetje pikante.
I pyetur nëse e sheh Grida Dumën, autoren dhe moderatoren e “Top Story” si konkurrente, drejtuesi i “Opionin”, tha: “Patjetër që po!”
Por, a ia ka ulur “Top Story” shikueshmërinë “Opioninit”, teksa të dy emisionet politikë transmetohet në të njëtin orar? Gazetari tha se nuk e beson një fakt të tillë.
“Nuk besoj. Nuk bëj komente, përsa kohë nuk e kemi zyrtare audiencën”, tha ai.