Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, i është rikthyer disa herë histories tashmë të famshme me Mërgim Berishën.
Ajo ka shpalosur shumë detaje të lidhjes së tyre, prej tradhtisë së shoqes, e deri te aborti që kishte.
Kjo histori është komentuar shumë edhe jashtë, po ashtu edhe na ish-shoqja e Vesës, e cila ka mohuar deklaratat e Vesës e duke thënë që nuk kanë qenë kurrë shoqe të ngushta.
Për këtë çështe ka dalë të flasë një shoqe e Vesës, në një intervistë për Prive.
“Nuk jam mësuar të dal para kamerave, por kur e pashë intervistën që është bërë dhe e pashë që po i bëhet e padrejta Vesës, e kam ndier veten si shoqe e obliguar të dal dhe ta tregoj të vërtetën.” – ka filluar rrëfimin Artiola, shoqja e Vesës.
Artiola tregon që Vesën e njeh që disa vjet përmes ish-shoqes së tyre, po rrugët i ndanë me të, për shkak të situatës mes Vesës dhe asaj, transmeton Prive.
Ajo tregon që Vesën e sheh si motër dhe se kur e ka parë intervistën e Edonës (ish-shoqja e tyre), është shokuar.
“Kur e pashë intervistën më ka lënë pa fjalë, se e di që kanë qenë shpesh në pushime bashkë si në Stamboll, Vesa me ish-shoqen dhe ish-të fejuarin e Vesës. Dhe kjo tregon që Vesa i ka besuar shumë asaj.” – vazhdon më tutje ajo.
“E vërtetë është, nga fillimi babai i Vesës i ka thënë asaj që shoqja e ngushtë do të ta marrë burrin. Jo vetëm babai, por edhe ish-i fejuari i Vesës i ka thënë të mos rrijë më të, nuk është shoqe e mirë për ty, do të na sjellë probleme, por Vesa nuk ka reaguar, dhe tani jemi ku jemi.” – thotë shoqja e Vesës.