Një struc u pikas duke vrapuar në një autostradë të ngarkuar në Kinë

Një struc u pa duke vrapuar përgjatë një autostrade të ngarkuar të hënën në Zhengzhou të Kinës.

Pamjet të cilat u publikuan në rrjetin social TikTok, besohet se u xhiruan nga shoferë të ndryshëm të cilët e pikasën atë në autostradë, transmeton Telegrafi.

@phoenixtvnews In Zhengzhou, China, an ostrich was seen running on a flyover on a busy Monday morning. Netizens mocked: I was just like the ostrich who just wanna run away and doesn’t want to go to work…#animal #dashcam #fun #life #citylife #work ♬ original sound – phoenixtvnews

Struci besohet të jetë arratisur nga një kopsht zoologjik.

Pasi kishte vrapuar për 10 kilometra në autostradë, struci u dërgua përsëri aty nga erdhi. /Telegrafi/