I thyen këmbën në kopësht, Eni Vasili dhe Edlira Çepani shpërthejnë në lot për 3- vjeçaren (Video)

Dhuna barbare ndaj 3- vjeçares në kopshtin privat në Tiranë, prej tri ditësh është bërë kryefjalë e mediave kryesore në vend.

Në emisionin “Open”, teksa transmetoheshin sekuenca videosh nga kamerat e sigurisë, kur e mitura dëgjohej të qante për shkak të dhimbjeve nga këmba e thyer, lotët nuk janë ndalur dot edhe në studion e emisionit nga drejtuesja Eni Vasili dhe të ftuarat, e në veçanti Edlira Çepani e cila ka shpërthyer menjëherë.

Ky nuk është rasti i vetëm i një dhune të tillë mbi fëmijët, pasi edhe më parë kanë qenë të shumta dhe të shpeshta, për të cilat fatkeqësisht nuk janë marrë masa.

Ajo që është e rëndësishme për prindërit, është informacioni i plotë që duhet të sigurojnë përpara se të dërgojnë fëmijët e tyre në institucione edukimi, në mënyrë që të mos përfundojnë me dëmtime fizike dhe psikologjike.