Një person i quajtur Miljan Vidovic ka rrahur pamëshirshëm një kamarier në oborrin e një restorani në Serbi. Pamjet janë bërë virale dhe kanë nxitur shumë reagime sidomos pas një videoje tjetër ku vëllai i sulmuesit, një kickboxer, shihet duke kërcënuar pronarë të lokaleve me reket, e të cilën më pas e demantuan si një shaka. Por, sipas portalit Klix videoja në Fruska Gora duke rrahur kamarierin nuk duket shaka.
Në video shihet se si personi me emrin Miljan godet kamarierin pasi ai gjoja i është drejtuar vajzës së tij në menyrë të pahijshme. Derisa godet kamarierin me shuplaka dhe grusht ne barkë ky person shoqërohet nga dy burra tjerë. Sipas mediave në Bosnjë, vëllezërit Vidoviq janë nga Bijeljina dhe të dy ishin kikboksier të suksesshëm. Ata janë të njohur për policinë për disa krime, përfshirë edhe rrëmbimet.
Miljan Vidoviq gjatë është filmuar në shoqërinë e banditëve të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë, Novak Nediq, para tubimit të SNS-së në Pançevë.