Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj zdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka e asamblistit të VV-së Egzon Azemi.
Të dy, dyshohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. “Të pandehurit AM dhe E.A. duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘’Facebook’’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mos durim ndaj të dëmtuarve, prokurorit A.Sh dhe gjyqtarit M.B, lidhur me një vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit D.P.” – thuhet aty.
Pra, bëhet fjalë për siç thuhet aty, nxitje të urrejtjes dhe mos durimit ndaj një prokurori e një gjyqtari, në lidhje me ndryshimin e masës së paraburgimit, të ish-policit Dejan Pantiq.
Njoftimi
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet AM, E.A, Q.E dhe E.Z.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve AM dhe E.A është ngritur për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Ndërsa, kundër të pandehurve Q.E dhe E.Z është ngritur aktakuzë për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, pasi që të njëjtit me dashje kanë kanosur të dëmtuarit A.Sh dhe M.B.
Gjithashtu, të pandehurit AM dhe E.A. duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘’Facebook’’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mos durim ndaj të dëmtuarve, prokurorit A.Sh dhe gjyqtarit M.B, lidhur me një vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit D.P.
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.
Çka kishin thënë Manxuka e Azemi?
Zyrtarët më të lartë qeveritarë dhe aktivistët e partisë më të madhe në vend patën nisur një fushatë linçuese ndaj gjyqtarit që ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për zëvendësimin e masës së Sigurisë nga Paraburgimi në arrest shtëpiak për ish-policin serb që dyshohet për terrorizëm.
Këto vendime të gjyqsorit i konsideruan edhe si akt tradhtie.
Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes dhe zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka e cilësoi hiç më pak se “akt-tradhti” vendimin e gjykatës.
Ndërkohë, edhe më larg shkoi Egzon Azemi, asamblist i partisë që drejtohet nga Kurti në Prishtinë. Lart një grafiti ku shkruhej: “Tradhtarët plumbin e kanë hak,” ai u shpreh: “Pas atentatit që kreu në Paris, ndaj Esat Pashë Toptanit, ndër të tjera Avniu tha…” A po kërcënon me vrasje Azemi? Zor të nxirret interpretim tjetër.