Vesa pak ditë më parë ka rrëfyer historinë me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha.
Rrëfimi i saj ka prekur banorët e shtëpisë.
Pas rrëfimit, Gani Gërmia ishte ai i cili e “mallkoi” Mërgim Berishën.
“Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”, ishte shprehur ai.
Duket se kjo e zënë me të vërtetë futbollistin pasi mbrëmjen e kaluar e ka lënduar gjurin.
“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.
Ndryshe, në “primen” e kaluar, Vesa ka rrëfyer në detaje ndarjen dhe tradhëtinë e futbollistit.