Hiq më pak se 315,606.00 euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit udhëtimet zyrtare, mëditjet, akomodimi, drekat e darkat e presidentes Vjosa Osmani. Shifrat e shpenzimit të buxhetit të shtetit…
Hiq më pak se 315,606.00 euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit udhëtimet zyrtare, mëditjet, akomodimi, drekat e darkat e presidentes Vjosa Osmani. Shifrat e shpenzimit të buxhetit të shtetit krahasuar me vitin 2021 kur Presidentja dhe gjithë stafi i saj mburreshin në rrjete sociale për ulje të shpenzimeve krahasuar me paraardhësin e saj, ish presidentin, Hashim Thaçi, në 2022 dhe 2023 kanë shënuar rritje marramendëse.
Mbi 118 mijë euro më shumë ka shpenzuar Vjosa Osmani së bashku me kabinetin e saj në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, vit ky i cili shënoi ulje të madhe të shpenzimeve, për të cilën nuk hezituan të mburreshin publikisht.
Derisa shpenzimet e vitit 2021 në udhëtime zyrtare, bileta, akomodime, dreka e darka ishin 69, 914 euro kjo sipas publikimit që kishin bërë vetë stafi i presidentes, në vitin 2022 sipas të dhënave që ka siguruar Gazeta Infokus këto shpenzime u rritën në 187 mijë e 950 euro.-Advertisement-
Pavarësisht rritjes së luksit presidentja Osmani edhe për këtë periudhë kohore mund të mburret se ka shpenzuar më pak krahasuar me shpenzimet e ish presidentit Thaçi por jo edhe me uljen e shpenzimeve qe i kishte proklamuar në vitin e parë të marrjes së mandatit.
Kështu pasqyrohet shpenzimi i Presidencës së Kosovës në dokumentet që ka siguruar Gazeta Infokus, në rrugë zyrtare, duke shfrytëzuar të drejtën ligjore për qasje në dokumente publike për periudhën 2022 dhe deri në gusht të vitit 2023.
Kjo shifër është nxjerrë duke përfshirë edhe mëditjet e vitit 2022 për Vjosa Osmanin dhe katër zyrtarëve të tjerë sipas deklarimit në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit duke qenë se zyra e presidencës nuk e ka përfshirë atë në tabelën e shpenzimeve të vitit 2022, të cilën i ka dërguar Gazetës Infokus.