Arifi: Kurti po sjell përçarje të spektrit politik në Luginë, po shkatërron Marrëveshjen e Tiranës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka komentuar përpjekjen e kryeministrit Albin Kurti që kandidatët shqiptarë për deputetë në Serbi për zgjedhjet e ardhshme të kandidojnë përmes një liste të përbashkët.

Arifi ka bërë me dije se tashmë shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë një marrëveshje për këtë çështje, e cila është dakorduar në vitin 2020 në Tiranë.

Ai ka akuzuar kryeministri Kurti se në mënyrë tinzare po planifikon të shkatërrojë këtë marrëveshje.

Sipas tij, në këtë mënyrë Kurti po sjell përçarjen e unitetit në Luginë.

“Marrëveshja e Tiranës së vitit 2020, në qendër ka unifikimin politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Albin Kurti, pas vitit 2022 edhe këtë vit, në mënyrë tinzare planifikojë të shkatërrojë këtë marrëveshje, duke sjellur për të disatën herë përçarje të unitetit në Luginë. Ne nuk do ta lejojmë këtë!”, ka shkruar Arifi.