Spektakli i fundit i ‘BBVK’ ngjalli reagime të shumta.
Pjesë e inserteve ishin Alba, Azemi dhe Lumbardhi, shkruan nzoom.biz.
Brenda shtëpisë së ‘BBVK’ u krijua një trekëndësh që po përflitet tejmase.
Kjo sepse banorja nga Shkodra u gjend në një pozitë aspak të këndshme e po dëshirohet nga 2 meshkuj.
Por, Alba po gjen kohë të merret me vajzat tjera duke diskutuar se kush largohet të premten.
Ajo zbuloi një lojë të produksionit dhe parashikoi se Ledi është më pak e preferuar. /nzoom.biz/