Zafir Berisha i NISMA-s ka reaguar pas deklaratave të ish-ambasadorit Gjergj Dedaj në Hagë, ku edhe po merret në pyetje nga Gjykata Speciale, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka theksuar se Dedaj dhe shumë të tjerë kanë folur kundër UÇK-së në UNMIK, EULEX e BIA të Serbisë.
Tutje Zafir Berisha ka thumbuar edhe Qeverinë e Kosovës duke thënë se “në pushtet sot i ki mbeturinat dhe surratin e Serbisë, të cilët po e rrezikojn sovrantitetin e vendit dhe ambicien evropine të qytetarëve të Kosovës”
“Mbi deklarata të sojit Gjergj Dedës i cili tash po thotën “ nuk jamë kanë normal…” kur kamë folën në UNMIK e EULEX kundër UÇK-së, është themelu mostrumi politik në Hagë.
Mirpo ky nuk është dëmi i vetëm që ky soj i njerzëve i ka bë UÇK-së dhe Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.
Postimi i plotë i Zafir Berishës:
Gjergj Deda është njëri nga shumë të tjerë që kanë ngrën… kundër UÇK-së dhe eksponentëve të saj, nëpër UNMIK, EULEX e BIA të Serbisë, duke mos e planifikur se një ditë do të përballohen me ato shpifje dhe rrena!
Ata sot po mundohen me thën të vërtetën, mirpo tashmë dëmi është bër… luftëtarët e UÇK-së më shumë se tri vite po mbahen të kindapuar.
Mbi deklarata të sojit Gjergj Dedës i cili tash po thotën “ nuk jamë kanë normal…” kur kamë folën në UNMIK e EULEX kundër UÇK-së, është themelu mostrumi politik në Hagë.
Mirpo ky nuk është dëmi i vetëm që ky soj i njerzëve i ka bë UÇK-së dhe Kosovës.
Me ndihmën e sherbimit sekret të Serbisë dhe disa paçavurave informative, për më shumë se 20 vite kanë infektuar qytetarin e Kosovës me të pavërteta, duke shpifur dhe linçuar në adresë të ish luftëtarëve të UÇK-së, dhe jo rastësisht në pushtet sot i ki mbeturinat dhe surratin e Serbisë, të cilët po e rrezikojn sovrantitetin e vendit dhe ambicien evropine të qytetarëve të Kosovës.
Zafa