Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka folur në “Pressing” të T7 për të metat e draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Të martën, Gazeta Express ka publikuar draftin që Edi Rama ia ka prezantuar Bashkimit Evropian.
Ramadani është ndalur me mënyrën sesi do të trajtohet Policia e Kosovës në këtë draft, ku Asociacioni mund të ngre shqetësime në lidhje me aktivitetin policor.
“Neni 24, pika 4 ku thotë Asociacioni mund të ngre shqetësime me autoritetet qendrore në lidhje me diversitetin etnik të policisë së Kosovës që i mbulon komunat anëtare. E dyta cilësinë e rendit publik nga Policia në komunitet”, është pika e draftit që Ramadani e lexoi gjatë emisionit dhe më pas e komentoi atë.
Më tutje, Ramadani ka treguar se një gjë e tillë mund të rrit presionin mbi operacionet e Policisë.
Po ashtu, ai ka thënë se është shumë problematike që një gjë e tillë të kalojë në Gjykatën Kushtetuese.
”Mund ta shkaktoj presion jashtëzakonisht të lartë ndaj Policisë së Kosovës, në formën e funksionimit dhe zhvillimin e aktiviteteve, operacionet. Cilësia e mbajtjes së rendit publik nga policimi në komunitet të vlerësohet nga Asociacioni. Këtë rast nëse kjo pikë shkon në Gjykatë Kushtetuese nuk e di si do të jetë në rregull”, ka thënë ai. /Gazeta Express