Në Pressing në T7 sonte po diskutohet Drafti i kryeministrit Edi Rama për Asociacionin.
Në këtë debat, analisti Valon Syla, ka shkaktuar një situatë komike.
Teksa mikrofoni i tij kishte probleme, u desht intervenimi i regjisë. E pasi analisti Syla u bë me mikrofon ai tha:
“A u lëshu mikrofoni, Asociacion –Zajednicë, Zajednicë-Asociacion, test”.
“Pikësëpari tendenca e krejt këtij drafti po duket që dëshira e Asociacionit është një mini-shtet për serbët në dukje, në kompetenca po duket i përzier në disa fusha”, u shpreh Syla.