Krenar Shala, analist i përhershëm në Kanal10, është një nga figurat interesante të universit të analistëve kosovar.
Madje, shpesh është edhe komik, duke bërë edhe gjeste simpatike. Një të tillë, e bëri sot, teksa fliste për rezistencën popullore ndaj Asociacionit në dhjetë vitet e kaluara.
“Nuk je duke e thënë të vërtetën, sepse rezistenca popullore që u bë dhjetë vitet e kaluara, e ka imponuar situatën që edhe zoti Kurti me kanë syçelë, edhe me i pasë tetë sy, edhe me i këqyrë çka po bëhet aty” – deklaroi ai.