“Mund të jetë nga dora e njeriut”, familja dyshojnë se ish-truproja i Thaçit që vdiq dje mund të jetë vrarë

Të dielën në një spital në Shkup ka vdekur Ilir Qallapeku, truproja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

U raportua se ai ka vdekur nga një atak kardiak. Por, familjarët e tij po dyshojnë se vdekja e Qallapekut mund të ketë ardhur nga dora e njeriut, raporton ekskluzivisht Gazeta Online Reporteri.net.

Burime të gazetës online Reporteri.net brenda autoriteteve të sigurisë kanë bërë të ditur se të hënën familjarët e të ndjerit kanë kërkuar që trupit të tij, t’i bëhet obduksioni.

Gazeta Reporteri.net merr vesh se për këto dyshime në Polici ka raportuar, i vëllai i Iliri Qallapekut, Ganiu.

Ai ka thënë se nuk ka dyshime rreth trajtimit të tij në spital, në Shkup mirëpo familja dëshiron që t;i dinë shkaqet që kanë dërguar deri tek ataku kardiak që ka pasur vëllai i tij me datë 13 tetor 2023.

“Ankuesi thotë se vëllai i tij nuk pas pasur probleme shëndetësore me herët prandaj edhe lanë dyshime se kjo mund të jetë nga dora e njeriut”, ka thënë një burim i besueshëm i gazetës online Reporteri.net, brenda organeve të sigurisë. /Reporteri.net/.