Alba një ndër banoret e shtëpisë së Big Brother Vip Kosova ka qenë që nga fillimi caku i Lumbardhit dhe Azemit.
Alba është distancuar nga Lumbardhi ndërsa i është afruar Azemit i cili po e shfrytëzon këtë mundësi.
Me një buqetë me lule, çokollata dhe një letër me fjalë dashurie, Azemi ia ka shfaqur ndjenjat Albës.
“Dua të jesh nëna e fëmijëve të mi” i tha Azemi Albës e cila as nuk e kundërshtoi as nuk e pranoi këtë mendim të Azemit.
Për shkak që Alba ishte më e afërt me Lumbardhin në fillim, Azemi po bëhet xheloz për të.