Gili përjetoj kulmin e karrierës me pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Madh në “RTSH”, kur sjelli në skenë këngën me titull “Xixëllonja”.
“Xixëllonja” ishte kënga e parë në historinë e këtij festivali asaj kohe të sapo dalë nga fryma komuniste, që sjelli performancë, kolorit e sensualitet femëror në skenë.
Fustani i kuq i Gilit që theksonte linjat e këngëtares, u bë kryefjala e kohës, e mbetet edhe sot fustani më identifikues skenik.
Ky kreacion i Xheraldina Rexhepit, është imituar deri në bastardim, siç ndodhi edhe mbrëmë në skenën e “Dancing With the stars”, ku u tha se fustani është “ekzemplari origjinal” i marrë nga Gili.
Këtë gjë e ka demantuar artistja e dizajnit të modës, krijuesja e fustanit më të njohur shqiptar përmes një mbishkrimi në “Facebook”.
“Mbahet shume qejfi kur e replikojne kreacionin tim te para 30 viteve, fustanin e Gilit per Xixillonje, por nuk po e kuptoj arsyen perse duhen me gënjye qe ky është fustani origjinal siç ndodhi mbrëmë ne Dancing with the stars.
Për ma tepër e quajtën origjinal një replike shume te dobët.
Shume keq!”