Biznesmeni kosovar, Isni Jemini, i përfshirë në një aferë me ish miss Kosovën, Zana Berishën, të cilën e denoncoi për shantazh, duket se nuk i ka “duart e pastra” në këtë rast. Ndonëse u paraqit si viktimë para organeve të rendit pasi i dha mijëra euro, në një audio të siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali, zbulohen kërcënimet dhe shantazhi që dyshohet t’ia ketë bërë ish-missit.
Në audion e siguruar nga Sinjali, Jemini e kërcënon dhe e shantazhon Berishën me publikimin e videove intime, që i ka incizuar pa dijeninë dhe aprovimin e saj, gjatë kohës sa kanë qenë bashkë.
Jemini dëgjohet duke i thënë “unë të shkatërroj dhe kom me t’bo horë”, duke e paralajmëruar se i posedon 12 video, me të cilat e ka kërcënuar.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Jeminin për të marrë një deklaratë për kërcënimet drejtuar ish-missit, por i njëjti nuk është përgjigjur as në thirrje e as përmes mesazheve.