Gazetari Lirim Mehmetaj, në vazhdën e reagimeve lidhur me seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës sot, shkruan:
Jo veç qe opozita po e deklason kryeministrin sot në seancë.
Jo veç që po bëhet diferencim se kush është pala racionale e kush është populiste.
Dorën në zemër sot po duket vijë krejtësisht e qartë edhe kush është normal e kush jo.
Të gjitha këto jo se këta janë fort të mirë, por qeveria ka mbetur në batak, e kurthyer brenda deformimit të vet.
Lidhur me fjalën hyrëse që Kurti e pati në Kuvend sot, më herët Mehmetaj ka shkruar:
Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës e pranoi vetë se nuk është i sigurt që draft statuti i Asociacionit që e ka pranuar në Bruksel është në përputhje të plotë me Gjykatën Kushtetuese.
Tha se është i shkruar me kujdes ndaj germës së Kushtetutës më shumë se sa ndaj frymës së Kushtetutës.
Pasi e ka zbutur kritikën në Kosovë e ka bërë pamuk, tash mund ta thotë edhe këtë, që pranon drafte që s’është i sigurt që s’e shkelin Kushtetutën.
Tash a ka nënshkrim a s’ka nënshkrim, a themelohet sot a nesër a pas 1 viti, a pas 10 vjetësh, ky e ka marrë obligimin ndërkombëtar dhe rritur barrën e shtetit./Periskopi