“Nëse Vuçiq nuk pranon të zbatojë Asociacionin, atëherë do të kemi luftë Kosovë – Serbi. Pas asaj cfarë ndodhi në Banjskë, ndeshja e ardhshme do të jetë midis policisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë”, ka thënë Spahiu
Profesori Nexhmedin Spahiu ka thënë se nëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk pranon të zbatojë Asociacionin, atëherë nuk përjashtohet mundësia e luftës në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Pas asaj që ndodhi më 24 shtator në Banjskë, Spahiu ka thënë se nëse nuk zbatohet Asociacioni, do të mund të ketë situatë të ngjashme dhe konfrontim në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
“Nëse Vuçiq nuk pranon të zbatojë Asociacionin, atëherë do të kemi luftë Kosovë – Serbi. Pas asaj cfarë ndodhi në Banjskë, ndeshja e ardhshme do të jetë midis Policisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë”, ka thënë Spahiu.