Deri tani Edona James është një ndër konkurrentet më të përfolura të “Big Brother VIP Kosova”, e cila ka qenë në qendër të disa debateve në shtëpi.
Ditën e sotme, ajo ka shpërthyer në ofendime ndaj Ganias dhe shkak janë bërë mosmarrëveshjet e javës së kaluar,
për motive që nuk dihen saktësisht, por duket se konkurrenca mes tyre sa vjen e po rritet.
Teksa po debatonin, Edona e quan Ganian ‘spiun, i pafytyrë dhe 2 kg njeri’ duke degraduar në ofendime, ndërsa ky i fundit vendos mos të reagojë fare.