Doruntina Pllana është emëruar nga dega e LDK’së në Vushtrri si zëdhënëse e re, shkruan portali rajoni.org.
Kjo është bërë e ditur nga vetë ajo në rrjetin e saj social “facebook”.
Doruntina përveç që shquhet për bukurinë e saj, ajo njihet edhe si aktiviste e devotshme e kësaj dege.
Njoftimi i plotë:
Sot është mbajtur mbledhja e parë e kryesisë së re të LDK – Dega në Vushtrri.
Me vendim të kryetarit Xhafer Tahiri dhe kryesisë së degës, jam zgjedhur Zëdhënëse e Degës, me ç’rast dua të falenderoj kryesinë për besimin e dhënë.
Nga sot jam e hapur për bashkëpunim me të gjitha mediat për prononcimet lidhur me çështjet aktuale politike të degës.
Me respekt,
Doruntina Pllana.
LDK Vushtrri