Ish deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi thotë se kryeministri Edi Rama donte që opozita të ishte e copëtuar dhe e “thërrmuar”, si opozita në Serbi.
Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, Bumçi u shpreh se Rama nuk e priste që Grupi Parlamentar të bashkohej.
“Rama nuk ka besuar se do të ketë sot opozitë Shqipëria. Pas humbjes në 2021 dhe goditjeve që pësuam ne, Rama ka menduar që ne do thërrmohemi si opozita serbe, që ishin 3 deputetë një grup, 2 tjetri, nuk bëhen bashkë. Hymë në zgjedhje pa emër, nuk ka hyrë parti në 32 vjet, na e hoqën 2 ditë para zgjedhjeve. Emrin e kryetarit e hoqën, pa asnjë fond publik, presion bizneseve mos na jipnin fonde,. Pa komisioner, pa numërues në 50% të tavolinave të numërimit. Rama bleu vota me fonde publike. Po citoj OSBE-ODIHR, thotë; kërcënim të mbështetësve të opozitës që të shkonin në takimet e saj, pagesa që të mos shkonin të votonin.
Ne morëm 39% të votave në këto kushte. Grupi Parlamentar, një zhvillim që Rama nuk e priste, nga një opozitë e thërrmuar në parlament, jemi tani 45 deputetë. Ky është zhvillim ku Rama mendonte, do e mbante opozitën të copëtuar, nuk do kishte një vullnet të përbashkët. Ajo trupë i tha Ramës, ne kemi Grupin Parlamentar. Nuk ka zgjidhje nga Berlini, Brukseli, Uashingtoni. Çdo popull zgjidh hallet e vet. Nuk u shpërbë opozita si në Serbi, i dhanë 40% të votave, shqiptarët kësaj opozite, në kushte të jashtëzakonshme. Bashkimi i Grupit Parlamentar, nuk e ka pritur Rama”, theksoi ai./abcnews.al