Një përplasje e ashpër mes opinionistës së Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj dhe prezantuesit të këtij spektakli, Alaudin Hamiti ka elektrizuar studion e këtij spektakli.
Gjithçka nisi pasi Anita ofendoi rëndë njërin nga banorët e shtëpisë, Ganiun me fjalët “Brikenda është kokrra e yllit, e ti nuk e di a e ke pa ndonjëherë në pasqyrë?”, kur po përflitej për marrëdhënien mes kësaj dyshe.
Ishte Alaudini ai i cili nuk la që debati të vazhdonte, teksa ia tërhoqi vërejtjen opinionistës për ofendimin e bërë.
“Oh Alaudin, se edhe një herë të kam thënë, a jam opinioniste unë a ti”, u shpreh ajo, ndërsa debati kaloi mes tyre.
/GazetaSinjali/