Erërat e fuqishme të cilat kanë përfshirë të premten rajonin e Dukagjinit, kanë shkaktuar disa dëme materiale në qytetin e Deçanit.
Për këtë arsye profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, në emisionin Radar në Radio Dukagjini ka apeluar te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
“Qytetarët le të qëndrojnë në shtëpi. Rrezik nuk ka, por dëme do të ketë sepse erërat janë të fuqishme. Në fundjavë temperaturat do të jenë akoma më të ulëta. Ato do të arrijnë deri në 16 gradë Celcius”, ka thënë Tahirsylaj.
Ndryshe, erërat e fuqishme kanë përfshirë edhe Shqipërinë dhe disa vende të Evropës Perëndimore, ku deri tani janë shënuar disa viktima.