Departamenti amerikan i Shtetit ka sanksionuar Nexhat Krasniqin, ish-drejtor i Departamentit të Prokurorimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Në bazë të njoftimit të DASh-it, Nexhat Krasniqi, që në Kosovë njihet edhe si “babai i tenderave”, dyshohet se është përfshirë në korrupsion të madh.
Krasniqit i është ndaluar edhe hyrja në ShBA.
“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni.” – thuhet në njoftim, raporton REL.
Tutje, DASh thekson se ky vendim riafirmon përkushtimin e ShBA-së për luftimin e korrupsionit.
Ky vendim riafrimon përkushtimin e SHBA-së për luftimin e korrupsionit që dëmton interesat publike, pengon prosperitetin ekonomik të shteteve dhe zvogëlon aftësitë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të shtetasve të tyre.” – thuhet tutje në vendim.
Ndryshe emri i Nexhat Krasniqit kishte sjellur përplasje disa herë ndërmjet pushtetit aktual, pra VV-së, dhe partive opozitare, posaçërisht AAK-së. Në lidhje me Krasniqin, kishte folur Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, në Kuvendin e Kosovës, duke e akuzuar Qeverinë Kurti se është korruptuar.
“Qeveria Kurti e ka nis keq me korrupsionin. Ministra nga kjo qeveri kanë akuzuar lidhur me Nexhat Krasniqin nuk bënë të bashkëpunojmë me ata sepse janë baba të krimit, dhe si rezultat i presionit të këtyre deputetëve që sot janë ministra, kanë ndodh edhe shkarkime.” – tha Haradinaj.
“Tani nuk e di nëse Nexhat Krasniqi i ka larë gjynahet dhe është bërë burrë i mirë, se tani ai nuk është më baba i krimit dhe është në punët e ministrit Liburn Aliu cili i kryen funksionet e veta, njeriu për të cilin ka dëgjuar e tërë Kosova, e i cili ka qenë temë për të cilin shumë herë jam detyruar të jap sqarime si kryeministër i Kosovës.” – shtonte Haradinaj.
Ndërsa në lidhje me këtë temë, kështu ishte përgjigjur Liburn Aliu, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës.
“Nexhat Krasniqi shumë thjesht, në kohën kur kam ardhur unë ministër ai ka qenë i kthyer në pozitën që ka qenë deri tash. Shumë thjeshtë e ka kthyer Autoriteti I Shërbyesve Publik. Unë nuk mundem të ndërhyjë ta largoj këtë ta sjell këtë. Bashkëpunëtor i kam këshilltarët e kabinetit. Mund të kemi ndonjë takim, takime shumë të pakta kemi pasur me zotëri Krasniqin. Unë nuk merrem me çështjen e prokurimit.” – theksonte Aliu.
Ndryshe, vitin e kaluar, Krasniqi ishte rrahur nga disa persona të maskuar gjatë daljes nga një lokal në Brezovicë. Detaje për gjithë këtë ngjarje, i kishte dhënë kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari.
“Hetimet janë duke u bërë. Personat janë të paidentifikuar për momentin. Po shpresojmë që ditëve në vijim do t’i identifikojmë…..Rasti ka ndodhur të premten para mëngjesit derisa kishte shkuar në Brezovicë për t’a kaluar vikendin. Kur ka dalë prej lokalit e kanë goditë nga prapa të maskuar dy persona. Dhe kanë ikë nga vendi i ngjarjes. Hetuesit e Shtërpcës nesër do të dalin sërish në vendin e ngjarjes. Ai është goditur në kokë me mjet të prehtë”, thotë Jashari.
Ndryshe, ne mediat roze ai perflitej se ishte i dashuri i kengetares Leonora Jakupit.