Politikani opozitar serb lë Serbinë: U largova nga vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar

Politikani opozitar serb, Boban Bogdanoviq ka bërë të ditur se është larguar nga Serbia.

Ai ka shkruar se është larguar nga djepi më i madh i së keqes në Ballkanin Perëndimor. Përderisa, e ka akuzuar presidentin serb Vuçiq si “diktator nazist”, transmeton lajmi.net.

“U largova nga Serbia dhe diktatura e nazistit Aleksandër Vuçiq, i cili së bashku me Aleksandër Vulin, BIA-n dhe Zvonko Veselinoviçin, udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë!

Unë u largova nga Serbia, vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar!

E lashë djepin më të madh të së keqes në Ballkanin Perëndimor!”, ka shkruar Bogdanoviq në platformën “X”. /lajmi.net/