Kurti, Hisen Berishës: Mos e tako Fatmir Shehollin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha që të mos e takojë më Fatmir Shehollin. Sipas kryeministrit, kjo do t’i bënte…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha që të mos e takojë më Fatmir Shehollin.

Sipas kryeministrit, kjo do t’i bënte nder të madh shtetit të Kosovës.

“Unë nuk e kuptoj Hisen Berishën, vjen në orën e tetë të diskutimit dhe flet me fjalim të shkruar”, ka thënë Kurti.

“Ju mund ta ndihmoni shtetin e Kosovës dhe unë kam një kërkesë për juve, mos e tako Fatmir Shehollin”, ka shtuar ai.